Flash

Atentati në Vlorë, shoqërohen në polici 15 persona

Lapsi.al 19 August 2022
Atentati në Vlorë, shoqërohen në polici 15 persona

Një ditë pas atentatit në autostradën  Fier-Vlorë, ku u ekzekutuan me armë zjarri Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, rreth 15 persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës. Ata janë shoqëruar nën cilësinë e personave të dyshuar apo dhe që mund të ndihmojnë hetuesit për zbardhjen e vrasjes .

Lena dhe Xhezo u ekzekutuan mëngjesin e së enjtes  me breshëri plumbash nga tre kallashnikovëve. Atentatorët qëlluan nga makina e tyre paralel me makinën ku ndodheshin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Si pasojë makina e viktimave humbi kontrollin dhe ra në kanal. Më pas dy nga tre autorët ndaluan dhe dolën nga makina dhe qëlluan përsëri drejt automjetit të dy viktimave. Ata u larguan vetëm pasi u siguruan që atentati u krye me sukses. Nga gjithë kronologjia e ngjarjes duket se saktësia dhe precizoni i autorëve ka qenë tepër i lartë. Sipas burimeve të policisë, autorët kanë ndjekur lëvizjes e viktimave prej ditësh, ndërkohë që dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë.

Të këshilluara

31 raste me linë e majmunëve në Serbi

Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i parë në Serbi, deri më 17 gusht 2022, janë konfirmuar 31 raste me linë së majmunëve. Të gjithë personat...

14:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI