Flash

Aktori i njohur flet për problemet me ankthin, heq dorë nga paraqitjet publike

Lapsi.al 19 August 2022
Aktori i njohur flet për problemet me ankthin, heq dorë nga paraqitjet

Aktori ,Jonah Hill njoftoi së fundmi se ai nuk do të promovojë filmin e tij dokumentar që do të dalë së shpejti, ose ndonjë projekt të ardhshëm.

Aktori shkroi një letër të hapur për të ndarë dhe shpjeguar vendimin e tij për të ndërprerë promovimin e ndonjë filmi të ri për një kohë të pacaktuar, në mënyrë që të fokusohet në shëndetin e tij mendor.

Hill, dokumentari i ri i të cilit “Stutz” fokusohet në betejat e tij për shëndetin mendor  rrëfeu se për gati dy dekada, atij i janë shkaktuar sulme ankthi që janë përkeqësuar nga paraqitjet në media dhe ngjarjet me publikun.

“Nëpërmjet këtij udhëtimi të vetë-zbulimit brenda filmit, kam arritur të kuptoj se kam kaluar gati 20 vjet duke përjetuar sulme ankthi, të cilat përkeqësohen nga paraqitjet në media dhe ngjarjet e përballjes publike”, shkruan Hill në letrën e hapur të publikuar për herë të parë nga Deadline.

“I gjithë qëllimi i realizimit të këtij dokumentari është të flasë për terapinë dhe mjetet që kam mësuar në terapi për një audiencë të gjerë për përdorim privat përmes një filmi argëtues,” shtoi ai në letrën e hapur.

Hill tha se "Stutz" do të bketë premierën e tij botërore në një festival prestigjioz filmi në vjeshtë.

“Megjithatë, nuk do të më shihni atje jashtë duke promovuar këtë film, apo ndonjë nga filmat e mi të ardhshëm, ndërkohë që unë marr këtë hap të rëndësishëm për të mbrojtur veten”, shkroi ai. "Nëse do ta sëmurja veten më shumë duke shkuar atje dhe duke e promovuar atë, nuk do të isha i vërtetë për veten time apo për filmin."

Aktori i "21 Jump Street" shtoi se është me fat që mund të marrë kohë larg punës për t'u fokusuar në shëndetin e tij mendor.

“Zakonisht shqetësohem me letra apo deklarata si kjo, por e kuptoj që jam nga të paktët persona të privilegjuar që mund të përballojë pushimin”, rrëfeu Jonah. "Unë nuk do ta humbas punën time dhe do punojë për ankthin tim.

Ai përfundoi letrën duke thënë  se shpreson që "Stuz" do të ndihmojë njujorkezët dhe të tjerët që luftojnë me shëndetin mendor./Lapsi.al

Të këshilluara

Zbulohet data e publikimit të 'Saw 10'

'Saw 10' është planifikuar të mbërrijë në kinema vjeshtën e ardhshme. Lionsgate dhe Twisted Pictures kanë zbuluar se filmi do të shfaqet më 27 tetor 2023, me...

14:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI