Flash

Zbulimi tronditës rreth vdekjes së Princeshë Diana-s: Ajo e parashikoi aksidentin

Lapsi.al 18 August 2022
Zbulimi tronditës rreth vdekjes së Princeshë Diana-s: Ajo e

Dy vjet para aksidentit të saj fatal, Princesha Diana parashikoi se do të vdiste në një aksident me makinë.

Zbulimi rrënqethës ,i cili u bë i njohur si "Shënimi i Mishcon" diskutohet gjerësisht në dokumentarin e ardhshëm , "The Diana Investigations".

Në tetor 1995, Diana kërkoi një takim privat me këshilltarin e saj ligjor personal, Victor Mishcon, për t'i "treguar atij për diçka që kishte në mendje".

Mishcon mbajti shënime tek bisedonin, gjatë së cilës Diana dyshohet se tha se "burime të besueshme", të cilat ajo nuk do t'i përmendte, e kishin informuar atë "se një aksident automobilistik mund të organizohej".

Në gusht 1997, princesha së bashku me partnerin e saj, Dodi Al-Fayed dhe shoferin e saj, Henri Paul ,vdiqën pasi Henri përplasi Mercedesin e tyre në një shtyllë në tunelin Pont de l'Alma të Parisit. Paul ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogave me recetë, por gjithashtu po përpiqej t'u shmangej paparacëve, të cilët po i ndiqnin me motoçikleta.

Pas vdekjes, Mishcon ia dha shënimin e takimit të tij me Dianën, komisionerit të Policisë Metropolitane të Londrës në atë kohë, Sir Paul Condon.

Vetëm pasi pasardhësi i Condon, John Stevens, mori postin, publiku u bë i vetëdijshëm për ekzistencën e shënimit, pasi Condon e kishte mbyllur atë në një kasafortë.

"Kur mjeku ligjor njoftoi hetimin e tij, u sigurova që letra t'i jepej menjëherë mjekut gjyqësor mbretëror, i cili në atë kohë ishte Michael Burgess dhe më pas u bë Lordi i Drejtësisë Scott Baker", tha Lordi Stevens për Daily Beast.

“E pashë Lordin Mishcon rreth një muaj para se të vdiste, afërsisht në pranverën e 2005-ës, dhe ai mendonte se Diana ishte paranojake dhe ai nuk kishte shumë besim ndaj [hënimit.”

Thuhet se kishte dje një letër të dytë që ishte shkruar nga Diana në tetor 1996, dy muaj pas divorcit të saj nga Princi Charles, që i bëri jehonë një parandjenjë të ngjashme. Një punonjës i familjes mbretërore  e botoi atë në librin e tij të vitit 2003, "A Royal Duty".

"The Diana Investigations" do të shfaqet premierë më 18 gusht në Discovery+./Lapsi.al

Të këshilluara

50 Cent rrëfen përplasjen me Beyonce

Reperi 50 Cent ka zbuluar momentin kur u përball me Beyonce për grindjen e tij me Jay-Z. Gjatë një interviste për "The Breakfast Club", reperi tregoi se këng...

12:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI