Flash

Vrasja e Klodian Bakiajt pas sherrit për parkimin në Sarandë, 3 në pranga

Lapsi.al 18 August 2022
Vrasja e Klodian Bakiajt pas sherrit për parkimin në Sarandë, 3

Dy vëllezërit nga Laçi, Xhanelio dhe Xhoi Tarja janë arrestuar nga policia pasi goditën me thikë mbrëmjen e djeshme 41-vjeçari Klodian Bakia në Sarandë pas një sherri banal. Parkimi i automjetit nga Bakia përpara hotelit ku punonin vëllezërit u bë shkak për fillimin e konfliktit. Policia thotë se pas konfliktit për motive të dobëta vëllezërit kanë goditur me thikë 41-vjeçarin, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Dy vëllezërit, banues në Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, akuzohen për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Ata u arrestuan nga policia e Sarandës vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë pasi ishin fshehur në garazhin e dy pallateve.

Në pranga ka rënë dhe Genci Ahmeti punëdhënësi i vëllezërve vrasës që tentoi të fshihte ngjarjen.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Deri në orët e pasdites vendi ynë do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në orët viju...

07:21

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri

Duke filluar nga dita e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut....

16:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI