Flash

Qeveria e Kosovës jep detaje për takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel

Lapsi.al 18 August 2022
Qeveria e Kosovës jep detaje për takimin Kurti-Vuçiç

Qeveria e Kosovës ka sqaruar detaje të reja në takimin në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që u mbajt sot në Bruksel, ku është diskutuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare në mes dy vendeve tona, si dhe çështjet aktuale politike e të sigurisë. Sipas Qeverisë, ky takim është dashur të mbahej më 19 korrik. Mirëpo, ishte shtyrë për muajin gusht me kërkesën e palës tjetër, gjersa kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pat shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje.

“Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim. Kryeministri Kurti falënderoi Bashkimin Evropian, Borrel dhe Lajçak, për organizimin dhe ndërmjetësimin në këto bisedime, drejt normalizimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”- thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI