Flash

Ironia e Metës: Specialiteti i policisë është mbledhja e gëzhojave

Lapsi.al 18 August 2022
Ironia e Metës: Specialiteti i policisë është mbledhja e

Ilir Meta u ndal mbrëmjen e sotme në Elbasan për një takim me strukturat e Partisë së Lirisë atje. Vizita e tij vinte vetëm një ditë pasi qyteti u trondit nga vrasja me armë zjarri e 33-vjeçarit Madrid Ulqinaku ndaj dhe çështja e rendit dhe sigurisë ishin kryefjalë e diskutimit të tij.

Meta tha se Elbasani për fat të keq nga një qytet i njohur për tolerancën dhe dashurinë për artin e kulturën është kthyer në një qytet të demonstrimit të forcës nga grupet kriminale. Përgjegjës për këtë bëri qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Meta: Elbasani, një qytet i njohur në gjithë Shqipërinë për tolerancën, qytetarinë, për dashurinë për artin, kulturën, për muzikën, arsimin është kthyer në një qytet të demonstrimit të forcës, të dhunës dhe të viktimave pa fund. Kjo është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e qeverisë dhe kryeministrit aktual si një nxitës për përfitime partiake-elektorale përveçse ekonomiko-financiare të grupeve të të fortëve dhe të nënshtrimit të shtetit, të policisë, të prokurorisë, të agjencive ligjzbatuese para tyre.

Qytetarët e Elbasanit kanë qenë shpesh dëshmitarë, jo vetëm ata por qytetarët e gjithë Shqipërisë, nga tronditje të mëdha që i kanë ardhur rendit publik, sigurisë publike dhe qytetare. Në 24 orë tre atentate në Shqipëri, 4 viktima përfshirë këtu dhe Elbasanin. Në 8 muaj 40 e ca atentate, dhjetëra të vrarë, dhjetëra të plagosur.

Specializimi i policisë kohët e fundit është mbledhja e gëzhojave. Jo se policët janë të paaftë por sepse policia është e mpirë për shkak të lidhjeve të krimit me politikën. Në rast se polici bën detyrën ka pasoja për bërjen e detyrës. Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe për fat të keq bëhen dhe pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që kanë tronditur qytetet tona dhe vendin tonë.

Jo vetëm kaq, kanë tronditur dhe Europën me lidhjet e tyre andej dhe me mbështetjen që kanë këtu të shtetit dhe qeverisë. Ky është një problem i madh për të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe një kosto dhe për çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës me BE për fat të keq.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI