Flash

Hulumtimi tregon se në Serbi po rritet përkrahja për pavarësinë e Kosovës

Lapsi.al 18 August 2022
Hulumtimi tregon se në Serbi po rritet përkrahja për

Instituti i Beogradit për Çështje Evropiane ka bërë një hulumtim të opinionit publik në Serbi. Në këtë hulumtim të publikuar më 17 gusht janë përfshirë 1 mijë e 228 persona, dhe pyetjet për ta kanë qenë kryekëput të lidhura me raportin Kosovë-Serbi.

Ajo çfarë vërehet në leximin e rezultateve, është se krahasuar me vitin 2021, në Serbi ka një rritje të numrit të qytetarëve të cilët e përkrahin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në pyetjen “A do ta mbështesnit një plan të presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili do ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhe do të siguronte një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë për qytetarët e Serbisë?”, në vitin 2021 për “PO” kanë qenë 21 %, derisa në vitin 2022 kjo përqindje ka shkuar në 26.3, duke shënuar një rritje prej 5.3 %.

Ndërkohë është rritur edhe përqindja e serbëve të cilët mendojnë se Serbia e ka humbur Kosovën.

Në vitin 2021 kjo përqindje ka qenë 39.5, derisa në vitin 2022 ka shkuar në 44.2 %../Express/

Të këshilluara

Atentat me vdekje në Elbasan (EMRI)

Vrasje në Elbasan. Nga disa të shtëna pak minuta më parë në Elbasan, pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ka mbetur i vrarë një person i identifikuar si Madrit Ulqi...

22:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI