Flash

Atentati në Vlorë me dy të vdekur, makina e bërë shoshë nga breshëria e plumbave (VIDEO)

Lapsi.al 18 August 2022
Atentati në Vlorë me dy të vdekur, makina e bërë

Një atentat i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe 1 i plagosur. Viktimat udhëtonin me një mjet tip “Ford”, ndërsa mësohet se janë ndjekur nga autorët teksa kanë qenë në lëvizje.

Dyshohet së atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, mbi 60 të plumba kallashnikovi.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit. Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të Levanit është gjetur dhe një mjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Sakaq, pritet që të sekuestrohen disa kamera sigurie, pasi dyshohet se autorët e kanë ndjekur mjetin e viktimave për një itinerar të gjatë.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/08/VID-20220818-WA0000.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/08/VID-20220818-WA0002.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Deri në orët e pasdites vendi ynë do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në orët viju...

07:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI