Flash

Atentati me dy të vrarë në Vlorë, zbulohet identiteti i një prej viktimave

Lapsi.al 18 August 2022
Atentati me dy të vrarë në Vlorë, zbulohet identiteti i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre. Është mësuar identiteti i një prej viktimave. I vrarë ka mbetur Shpati Lena.

Lena nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai, së bashku me Ariel Kingjin janë autorët e rrahjes së Gazmend Alushit në nëntor të atij viti, sherr i cili solli vrasjen e Arben Beqirajt. Viktima bashkë me miqtë e tij ishin në lokalin e tyre buze detit në Vlorë ndërsa Gazmend Alushi ndodhej aty pranë duke shëtitur me kalin në pronësi të Eduart Xhezos. Arben Beqiraj është bezdisur nga zhurma e kalit dhe pasi ka debatuar me kujdestarin e kalit Gazmend Alushi e ka goditur këtë të fundit. Gazmend Alushi është ankuar tek pronari i kalit Eduart Xhezo për këtë incident.

Kjo ka bërë që Eduart Xhezo bashkë me dy miqtë e tij Ariel Kingji dhe Shpati Leno të armatosur të shkonin në lokalin e Arben Beqirajt dhe pasi janë përplasur fizikisht janë konfliktuar me armë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI