Flash

Amy Schumer reagon ndaj kritikave pas komentit të saj për shëndetin mendor

Lapsi.al 18 August 2022
Amy Schumer reagon ndaj kritikave pas komentit të saj për
Komediania e njohur,Amy Schumer ka sqaruar së fundmi shakanë e saj për rrjetet sociale dhe shëndetin mendor. Komediania tha në një video në Instagram të dielën se  "Kam vendosur, për shëndetin tim mendor, të merrem  më shumë me  rrjetet sociale. Unë zbuloj se shikimi në telefonin tim për tetë orë e gjysmë në ditë po më ndihmon." "Dhe duke qenë në të 40-tat," vazhdoi ajo në video, "më bën vërtetë mirë të shikoj video të  Love Island dhe  The Bachelors.Kështu që do më shihni shumë më tepër në rrjetet sociale, vetëm për mirëqenien time fizike dhe mendore." Postimi humoristik i Schumer të cilin e titulloi "Njoftimi i rëndësishëm për shëndetin mendor" - erdhi një ditë pasi aktori i Spider-Man: No Way Home, Tom Holland zbuloi në Instagramin e tij se ai "po bën një pushim nga mediat sociale për shëndetin tim mendor". Aktori u shpreh se dëshironte të fokusohej tek Stem4, një organizatë bamirëse për shëndetin mendor të adoleshentëve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që ai sponsorizon, dhe u tha ndjekësve të tij që "të fillonin të flisnin për shëndetin mendor". Në Insta story, Schumer shtoi se ajo vetëm po tallej me veten dhe kohën që ajo kalon në media sociale dhe jo me Holland. "Nuk po tallesha me Spider-Man.Po tallja veten. Sigurisht që mediat sociale janë toksike!", përfundoi aktorja./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI