Flash

U kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur, 38-vjeçari godet policët në Tepelenë

Lapsi.al 17 August 2022
U kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur,

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi ka goditur punonjësit e policisë, të cilët ndaluan mjetin e tij për kontroll.

38-vjeçari i alkoolizuar, i cili u ndalua nga patrulla e policisë gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur punonjësit e Policisë.

"U kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe goditi punonjësit e Policisë gjatë intervistimit, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Rriten temperaturat

Nga sot vendi ynë do të futet gradualisht në periferi të valëve të nxehtit afrikan me epiqendër në brigjet Greke. Sipas Meteoalb kjo do të bëjë që pjesa më ë ma...

07:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI