Flash

Reuters: Eksportet e energjisë mund t’i rrisin të ardhurat e Rusisë në gati 100 miliardë dollarë

Lapsi.al 17 August 2022
Reuters: Eksportet e energjisë mund t’i rrisin të ardhurat e

Rusia parashikon që të hyrat nga eksporti i energjisë t’i rriten këtë vit për gati 100 miliardë dollarë, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters, duke cituar dokumentet qeveritare.

Ministria ruse e Ekonomisë pret që të hyrat nga eksporti i energjisë të arrijnë në 338 miliardë dollarë më 2022, rritje për më shumë se një të tretën e shumës së vitit të kaluar.

Rritja në të hyra, nëse materializohet, do t’i ndihmojë ekonomisë ruse teksa përballet me sanksione të ashpra të Perëndimit, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë.

Një rritje e tillë në të hyra do t’i mundësojë presidentit rus, Vladimir Putin rritjen e pagave dhe pensioneve, në kohën kur ekonomia ruse ka rënë në recesion dhe inflacioni është duke ulur standardin e jetesës.

Eksportet e energjisë përbëjnë rreth gjysmën e të hyrave në buxhetin federal të Rusisë.

Ministria ruse e Ekonomisë parashikon që eksportet e gazit natyror më shumë se do të dyfishohen këtë vit – 730 dollarë për 1.000 metra kub.

Sipas dokumenteve që ka parë Reuters, rënie graduale pritet të regjistrohet më 2025.

Eksportet ruse të gazit natyror do të zvogëlohen për gati 15 për qind këtë vit, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Brukselit dhe Moskës për luftën në Ukrainë.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se synon t’i japë fund varësisë në importet e gazit natyror rus, si shenjë proteste ndaj vendimit të Rusisë për luftë në Ukrainë.

Mirëpo ekonomia ruse po ia del më mirë sesa është pritur, pas vënies së sanksioneve.

Ministria ruse e Ekonomisë pati paralajmëruar më herët se ekonomia mund të pësonte tkurrje në deri 12 për qind, ndër shifrat më të larta në tri dekadat e fundit.

Por, autoritetet ruse tani presin që ekonomia e shtetit të tkurret për vetëm 4.2 për qind këtë vit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

Të këshilluara

Edhe Zonja e Parë e SHBA infektohet me Covid

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin COVID-19. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, gruaja e presidentit amerikan Joe ...

19:26

Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?

Reuters Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës me shumicë nënkupton se amvisëritë në mbarë Evropën përballen me fatura më të shtrenjta të energjisë gjatë këtij...

19:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI