Flash

Pamje +18/ I riu i ekzekutuar mbrëmjen e sotme i shtrirë në trotuar

Lapsi.al 17 August 2022
Pamje +18/ I riu i ekzekutuar mbrëmjen e sotme i shtrirë në

Personi që shihni të shtrirë në tokë është viktima e sulmit me armë mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Ndërkohë, Është identifikuar autori i vrasjes së 25-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qytetin e Elbasanit.

Ai është shtetasi Klajdi Shaholli, 25-vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve.

Viktima është përfshirë fillimisht në një konflikt me disa persona. Më pas autori, 20-vjeçari Shaholli, i shpallur tashmë në kërkim nga policia, e ka pritur derisa ka dalë nga lokali dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë rrethimin e zonën dhe krehjen e saj me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Atentat me vdekje në Elbasan (EMRI)

Vrasje në Elbasan. Nga disa të shtëna pak minuta më parë në Elbasan, pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ka mbetur i vrarë një person i identifikuar si Madrit Ulqi...

22:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI