Flash

Meta: Çmimi i naftës në bursë si para luftës, në Shqipëri punohet në funksion të oligarkut Rama

Lapsi.al 17 August 2022
Meta: Çmimi i naftës në bursë si para luftës, në

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në konference për mediat.

Nga selia e PL-së, Meta lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama dhe bordit të caktimit të çmimit të karburantit.

“Jemi sëbashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që bordi i rrjepjes së shqiptarëve, që përmes çmimeve spekulative të naftës po iu bën shqiptarëve të thjeshtë. Është e qartë që kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele me të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi në vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri nafta. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, por vetëm këtu punohet për funksion të oligarkut Rama dhe ogiçeve të tij. 50% ulje të akcizës për naftën në Shqipëri, U bë kaq kohë që janë propozuar nga opozita, nga partia e Lirisë, siç është pezullimi i taksës së qarkullit, por asnjë respektim”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI