Flash

Grabitja e guximshme/ Si u vodh argjendaria në Lezhë, vetëm 100 metra larg komisariatit

Lapsi.al 17 August 2022
Grabitja e guximshme/ Si u vodh argjendaria në Lezhë, vetëm 100

Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 metra larg Komisariatit të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se grabitësi ka qene me një motor dhe në kokë mbante një kaskë. Ai ka hyre menjëherë në argjendari dhe ka arritur të marrë disa bizhuteri.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe ngjarja ka ndodhur në një kohë ku kishte shumë lëvizje qytetarësh, grabitësi nuk e ka menduar dy here për të vepruar.

Pavarësisht se pronari i ndoqi dhe u përplas me të fizikisht jashtë dyqanit, i riu mundi ti shmangej pronarit dhe mori menjëherë motorin duke u larguar prej aty.

Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetimet, por nuk e ka bere te ditur rastin pasi behej fjale për një ngjarje të pazakonte në qytetin e Lezhës dhe në një periudhe me fluks lëvizjesh.

Ndërkohë policia bën me dije se ka identifikuar autorin e grabitjes, 17- vjeçarin me inicialet K.N dhe se po vijon puna për kapjen e tij.

Të këshilluara

Vrasje me thikë në Sarandë

Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse ...

19:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI