Flash

Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard, tashmë pjesë e serialiat 'Law & ORder

Lapsi.al 17 August 2022
Gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard, tashmë pjesë e serialiat

Historia e gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Heard që rrëmbeu titujt e gazetave për gjashtë javë do të shfaqet në serialin Law & Order.

U konfirmua se produksioni tashmë është në zhvillim pasi u zbuluan foto të reja të setit ku do të xhirohet kapitulli special, në të cilat  personazhi kryesor Olivia Benson (Mariska Hargitay) shoqëron një grua (Julia Goldani Telles), në një sallë gjyqi.

Gjyqi kulmoi 1 qershorin e kaluar, kur juria e gjykatës së Virxhinias e shpalli fajtore Amber Heard për shpifje ndaj Johnny Depp në një artikull të botuar në 2018 në Washington Post, ku ai shkroi se ajo ishte një "figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje".

Pas 13 orësh diskutimi, juria vendosi që aktorja e Aquaman duhet t'i paguajë Depp-it 10 milionë dollarë si kompensim, plus 5 milionë dollarë dëmshpërblim, i cili më vonë u reduktua në 350,000 dollarë nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut Fairfax, Penney Azcarate, si kufi ligjor i shtetit.

Heard gjithashtu kundërshtoi aktorin e Pirates of the Caribbean për 100 milionë dollarë, por juria vendosi se do të ishin vetëm 2 milionë dollarë për dëmshpërblim, por beteja nuk ka përfunduar ende, sepse aktorja apeloi vendimin.

Shfaqja do të prezantojë dy palë kundërshtare në gjykatë, me personazhe që  do të mbajnë emrin e Austin dhe Kelsey, informacion ky i marrë nga reklamat e shfaqura në shesh, të cilat janë kopje e atyre që u shfaqën gjatë gjyqit./Lapsi.al

 

Të këshilluara

A$AP Rocky akuzohet për sulm me armë

Reperi A$AP Rocky po përballet së fundmi me akuza për sulm dhe armë në lidhje me një grindje në nëntor me një ish-mik në Los Anxhelos. Rocky dyshohet se i dr...

13:50

Idris Elba heq dorë nga roli i James Bond

Idris Elba ka vendosur të heqë dorë nga roli i James Bond. Aktori ishte i preferuari i fansavepër të zëvendësuar Daniel Craig si superspiun, por është i prir...

11:20

Ndahet nga jeta aktori Pandi Siku

Aktori i njohur , Pandi Siku është ndarë nga jeta në moshën 73 vjecare. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në SHBA, ku jetonte që nga viti 2001....

10:11

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI