Flash

Estonia mbyll nesër kufirin për turistët rusë

Lapsi.al 17 August 2022
Estonia mbyll nesër kufirin për turistët rusë

Estonia ka vendosur të mbyllë kufirin e saj për Rusinë, duke ndaluar hyrjen në vend të shtetasve rusë me viza turistike.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga nesër, 18 gusht, raporton Reuters.

Në këtë mënyrë Estonia bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian që ndalon hyrjen e turistëve rusë në territorin e saj.

“Bëhet fjalë për mbi 50,000 viza të vlefshme dhe pjesa dërrmuese e tyre do të bllokohen nga 18 gushti. Personat që mbajnë këto viza do të bllokohen të hyjnë në Estoni. Së dyti po shqyrtojmë mundësinë e mbylljes së kufirit ruso-estoni për të gjithë shtetasit rusë që hyjnë në zonën Shengen ose në territorin estonez”, tha një zyrtar.

Ndërkohe kreu i rojes kufitare thotë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, numri i shtetasve rusë që kalojnë kufirin ka vazhduar të rritet.

Të këshilluara

Edhe Zonja e Parë e SHBA infektohet me Covid

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin COVID-19. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, gruaja e presidentit amerikan Joe ...

19:26

Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?

Reuters Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës me shumicë nënkupton se amvisëritë në mbarë Evropën përballen me fatura më të shtrenjta të energjisë gjatë këtij...

19:07

Sulm me armë në SHBA, 6 të plagosur

Gjashtë persona, duke përfshirë të paktën dy adoleshentë, kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë pranë një spitali në zonën e Memphis, Tennessee, sipas ...

16:30

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI