Flash

Çmenduri shqiptare, vrasja në Sarandë ndodhi për një vend parkimi

Lapsi.al 17 August 2022
Çmenduri shqiptare, vrasja në Sarandë ndodhi për një

Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Sarandë ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar. Mësohet se Klodian Bakiaj është qëlluar me thikë nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja.

Sherri ka ndodhur pasi Bakiaj ka parkuar makinën para lokalit ku punonte si kamarier Tarja, i cili më pas e ka qëlluar me thikë. Policia njofton se 24-vjeçari nga Laçi është shpallur në kërkim, ndërsa janë marrë në pyetje dhjetëra persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar’, thtuhet në komunikatën e policisë.

Të këshilluara

Vrasje me thikë në Sarandë

Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse ...

19:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI