Flash

Situata në centralin bërthamor Zaporizhia, Macron pritet të bisedojë me Zelensky-n

Lapsi.al 16 August 2022
Situata në centralin bërthamor Zaporizhia, Macron pritet të

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky për situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhia, i cili është nën kontrollin e forcave ruse.

Centrali më i madh në Europë, ra nën kontrollin e trupave ruse në fillim të marsit. Që nga fundi i korrikut, janë raportuar disa sulme artilerie në central për të cilat palët ndërluftuese fajësojnë njëra-tjetrën, duke ngritur shqetësimin se mund të shkaktohet një fatkeqësi bërthamore.

Çështja u diskutua javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Një “katastrofë” në termocentral do të kërcënonte të gjithë Europën, paralajmëroi Zelensky të hënën, duke akuzuar ushtrinë ruse për “bombardimin e qyteteve dhe komuniteteve të afërta” nga centrali bërthamor.

Të këshilluara

Evropa goditet rëndë nga thatësira

Thatësira e verës dhe temperaturat e larta po godasin me forcë çdo sektor në Evropë, nga bujqësia deri tek industria e transportit të mallrave. Kompanitë...

08:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI