Flash

Prapë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë

Lapsi.al 16 August 2022
Prapë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë

Qytetarët e Kosovës prapë do të përballen me reduktime të energjisë elektrike. Këtë e ka konfirmuar më 16 gusht për Radion Evropa e Lirë, Viktor Buzhala, zëdhënës ne Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS). Ai nuk dha detaje për orarin e kufizimeve. Por, KEDS-i ka dërguar mesazhe në telefonat mobil të konsumatorëve për orarin e ndërprerjes se rrymës, që kryesisht zgjasin dy orë. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, kurse për furnizim është Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS). Në orët e vonë të së dielës KEDS-i ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të përballeshin me reduktime nga 15 gushti, por pa u bërë 24 orë nga ky njoftim, Ministria e Ekonomisë konfirmoi se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji eklekrike, pas një marrëveshjeje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

EDS-i e ka arsyetuar këtë vendim me çmimet e larta për blerje të rrymës në tregjet ndërkombëtare. Radio Evropa e lirë raporton se sipas Ministrisë së Ekonomisë, prodhimi ditor i rrymës në KEK aktualisht është 507 megavat në orë, kurse kërkesa për konsum është deri në 750 megavat në orë. Diferenca tjetër duhet të importohet. Çmimi i energjisë në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për megavat. Një megavat energji në gusht të vitit të kaluar ka kushtuar deri në 150 euro. Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI