Flash

Kretë, shqiptari tenton të përdhunojë një 38-vjeçare greke pasi e ftoi në shtëpi

Lapsi.al 16 August 2022
Kretë, shqiptari tenton të përdhunojë një

Momente makthi ka përjetuar një 38-vjeçare e cila rrezikoi të binte viktimë e përdhunimit. Ngjarja ka ndodhur në Kretë.

Sipas informacioneve të cretapost, më 15 gusht, një 45-vjeçar shqiptar e ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe.

38-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë të papritur.

Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa ndërsa ka tentuar ta përdhunojë.

Ajo fatmirësisht ia doli të shpëtonte nga duart e tij duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi, shkruan protothema.gr.

Pak orë më vonë, policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua ndodhej në mënyrë të paligjshme në vend.

45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë.

Të këshilluara

Starkitektët e Tiranës

Politika erioniste dhe edviniste, për një Tiranë të fotografueshme si zëvendësuese të Tiranës së jetueshme, meqenëse mainstreami konsumist thotë se fotografimi ...

15:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI