Flash

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 53-vjeçari nga Peja në Morinë

Lapsi.al 16 August 2022
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet

Një 53-vjeçar nga Peja i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Në pranga përfundoi shtetasi Blerim Bekqeli, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.

Njoftimi i policise:

Morinë, Kukës

Në PKK Morinë, në dalje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me homologët kosovarë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Temperaturat rriten lehtë

Orët e para të ditës sjellin dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë kalime vranësira...

07:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI