Flash

Grabitën shtëpinë e një gruaje, arrestohen dy vëllezërit në Dibër

Lapsi.al 16 August 2022
Grabitën shtëpinë e një gruaje, arrestohen dy

Dy vëllezër, të identifikuar si Fjoralb Mani dhe Arsen Mani janë arrestuar nga policia e Dibrës. Dy vëllezërit kanë hyrë në një banesë dhe kanë vjedhur një shumë parash prej 300 mijë lekësh, varëse dhe orë floriri.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë,  pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar "Goods".

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve: -F. M., 25 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI