Flash

Godet me motoçikletë shtyllën elektrike, humb jetën 17-vjeçari

Lapsi.al 16 August 2022
Godet me motoçikletë shtyllën elektrike, humb jetën

Një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kosovë, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës.

“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë ai.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga policia.

Të këshilluara

Starkitektët e Tiranës

Politika erioniste dhe edviniste, për një Tiranë të fotografueshme si zëvendësuese të Tiranës së jetueshme, meqenëse mainstreami konsumist thotë se fotografimi ...

15:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI