Flash

Fakte të reja/ Shehaj: Qeveria ka marrë me miliona lekë kredi, garanci lë paratë e shqiptarëve

Lapsi.al 16 August 2022
Fakte të reja/ Shehaj: Qeveria ka marrë me miliona lekë kredi,

Partia e Lirisë vijon të denoncojë fakte lidhur me aferën e infeneratorëve. Anëtarja Brisilda Shehaj, tha përballë gazetarëve se qeveria ka marrë me miliona lekë kredi dhe garanci ka vendosur paratë e shqiptarëve.

"Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntor 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se dorëzani për ketë kredi është edhe kompania Albtek Energy, ajo që ka marrë ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Është e qartë si këto kompani janë palë të lidhura. Kontrata tjetër është në 2019. Albtek Energy sërish, dhe e vetmja garanci  qe kane këto kompani janë të ardhurat dhe kontratat koncesionare që kanë përfituara nga shteti shqiptar. Pra barra, pengjet, sekuestrimi kalon tek buxheti i shtetit shqiptar. Kontratë kredie tjetër, në 2020, ku kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM per covidin me garanci sovrane për pagat e punonjësve. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punëtorët, por duhet të merrte kredi dhe garanci  janë paratë e popullit shqiptar.  Shtator 2020, kompania ITS ne vendimin e asamblesë se ortakeve vendos të përfitoje nga riskedulimi i kredive për shkak të covidit përfiton bazuar urdhrit te kryeministrit dhe guvernatorit. Pika dy, kredia që është marrë për pagat dhe pika 3 është miratimi për marrjen e një kredie prej 3 mln dollarë me afat 5 vjeçar për rimëkëmbjen e aktivitetit me garanci shtetërore sipas VKM 387 te 113 majit 2020.", tha Shehaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI