Flash

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Tom Holland largohet nga rrjetet sociale: Po ndikon në shëndetin tim mendor

Lapsi.al 15 August 2022
Tom Holland largohet nga rrjetet sociale: Po ndikon në shëndetin tim

Tom Holland ka deklaruar së fundmi se do të bëjë  një pushim nga rrjetet sociale sepse ndikojnë në gjendjen e tij mendore.

Përmes Instagram, Tom ndau një video duke konfirmuar largimin dhe zbuloi se ka fshirë Twitter nga telefoni.

Përshëndetje djema. Kam vendosur të bëjënjë pushim nga mediat sociale për shëndetin tim mendor, sepse mendoj se Instagram dhe Twitter janë tepër stimuluese, dërrmuese”, u shpreh aktori.

“Ndihem keq dhe më fusin në mendime gjërat që lexoj në internet rreth vetes. Është shumë e dëmshme për gjendjen time mendore, kështu që vendosa të bëj një hap prapa dhe të fshij aplikacionin."

Krahas videos, Tom inkurajoi fansat e tij të dhurojnë për bamirësinë Stem4 e cila edukon rreth shëndetit mendor tek adoleshentët.

"Stem4 është një nga bamirësitë e shumta që The Brothers Trust mbështet- dhe unë do të doja të gjeja një moment për të vlerësuar punën e tyre fantastike. Ju lutemi, merrni kohë për të parë videon time dhe nëse ndaheni me këdo që mendoni se do e ndihmonte, do e vlerësoja shumë.

"Në profilin tim mund të gjeni linkun e  The Brothers Trust Shop, ku mund të blini një bluzë dhe të na ndihmoni të vazhdojmë t'i ndihmojmë këto bamirësi të mrekullueshme të lulëzojnë. Ju dua të gjithëve dhe le të flasim për shëndetin mendor.'

Menjëherë pas videos, aktori i Spider-Man mori mesazhe mbështetjeje, duke përfshirë edhe mikun e tij Justin Bieber, i cili shkroi: 'Të dua njeri'.

Holland aktualisht është i zënë me xhirimet e shfaqjes së tij të re The Crowded Room në Nju Jork.

"The Crowded Room " do të eksplorojë histori frymëzuese të atyre që kanë luftuar me sëmundjen mendore dhe kanë mësuar të jetojnë me të", sipas Deadline.

Sezoni i parë, i cili do të ketë 10 episode, bazohet në jetën e shkrimtarit dhe producentit Akiva Goldsman, si dhe në pjesë të biografisë së Daniel Keyes, The Minds of Billy Milligan.

Tom do të portretizojë Danny, një personazh, i cili ishte individi i parë që u lirua nga një krim për shkak të çrregullimit të shumëfishtë të personalitetit./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Të tjera akuza ndaj R.Kelly

Katërmbëdhjetë vjet pasi një juri shpalli të pafajshëm R. Kelly-n pas akuzave për pornografi me fëmijë , prokurorët kanë vendosur të rihapin sërish cështjen. ...

15:10

Ndahet nga jeta Piero Angela

I lindur në Torino më 22 dhjetor 1928, Piero Angela u vlerësua gjerësisht në televizion pasi shpërndau dhe mbrojti njohuritë shkencore në librat e shumtë që bot...

19:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI