Flash

Profesor në Shqipëri, kultivues droge në Angli/ Dënohet me burg 28-vjeçari

Lapsi.al 15 August 2022
Profesor në Shqipëri, kultivues droge në Angli/ Dënohet me

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Britani, pasi u gjet duke u kujdesur për më shumë se 500 bimë kanabis, të cilat të konvertuara në vlerën e tregut, shkonin në 275 mijë paund drogë.

Media britanike raportojnë se personi i arrestuar është 28-vjeçari Kristian Zefi, i cili në Shqipëri kishte profesionin e mësuesit të fiskulturës.

Zefi, një emigrant i paligjshëm që kishte hyrë në Britani në mënyrë klandestine, u përpoq të arratisej nga një dritare e katit të sipërm në një ndërtesë industriale dykatëshe dhe u hodh në çatinë e pallatit tjetër.

Prokurori Stephen Welch tha se policia ekzekutoi një urdhër kontrolli për kanabis në ambientet në Popple Street, Hull, një ndërtesë e madhe industriale dykatëshe me rreth 12 dhoma.

“Ndërsa policia u përpoq të hynte, i pandehuri doli nga një dritare e katit të sipërm në një çati të sheshtë në një përpjekje për të shpëtuar ai u shqetësua dhe u hodh në çatinë e një ndërtese ngjitur. Ai bëri gjithashtu një telefonatë nga telefoni i tij celular. Në ndërtesë, policia gjeti më shumë se 500 rrënjë kanabis, me një vlerë tregu rreth 275.000 paund”, tha ai.

Prokurori ka sqaruar se dyert e ndërtesës ishin të izoluara, jo për të mos lejuar daljen e Zefit, por për ta mbrojtur atë dhe kanabisin nga personat që mund ti sulmonin.

Personat që hynin apo dilnin nga ndërtesa, përdorni çatinë për të dalë.

Përpara efektivëve, shqiptari deklaroi se ishte trafikuar në Britani dhe pretendoi se edhe ishte dhunuar.

“Ai pretendoi se monitorohej për t’u siguruar që ai të mos largohej”, tha zoti Welch.

Ndërkohë avokatja e tij u shpreh se mësuesi i fiskulturës kishte udhëtuar për në Angli në pjesën e pasme të një kamioni nga Franca.

“Ai u mashtrua duke menduar se po vinte në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë, duke punuar në industrinë e ndërtimit.

Atij iu tha se pagesa për ta sjellë këtu ishte 25,000 £ dhe ai nuk kishte mundësi për ta shlyer atë. Ky ishte edhe momenti kur ai filloi të punonte në fabrikën e kanabisit për të shlyer borxhin masiv që kishte. Ky është një njeri i pambrojtur në një vend. ku ai nuk fliste gjuhën dhe nuk kishte njohuri për vendndodhjen”, deklaroi ajo.

Ndërkohë që 28-vjeçari ka humbur edhe të atin në kohën që ishte në paraburgim, por ai nuk kishte mundur të kontaktonte me familjen e tij në Shqipëri për shkak të problemeve me telefonin në burg.

“Ai dëshiron të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar nënën e tij”, tha avokatja.

Gjykata britanike e dënoi Zefin me nëntë muaj burg, pasi pranoi fajësinë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI