Flash

Porti turistik i Durrësit/ Meta kërkon transparencë: Shteti po kapitalizon 1.5 milion metër katror sipërfaqe

Lapsi.al 15 August 2022
Porti turistik i Durrësit/ Meta kërkon transparencë: Shteti po

Ashtu si Sali Berisha edhe Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj qeverisë për sa i përket ndërtimit të portit turistik në Durrës dhe porit të ri tregtar. Ish-Presidenti Meta, ka ngritur disa pyetje që sipas tij i janë dorëzuar Ministrisë se Infrastrukturës dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkohet të zbardhen detajet e plotë të projektet.

Meta hodhi akuza ndaj Ramës duke thënë se ai kërkon që të lë peng Shqipërinë edhe 50 vite të tjera, pasi sipas tij janë 3 miliard euro për tokën në portin e Durrësit që rrezikojnë. Kreu i Partisë së Lirisë shton se vetëm transparenca e menjëhershme mund të qetësojë situatën.

“Është në interes që të bëjmë publik pronarët dhe mënyrën e këtij investimi të pretenduar. Është shumë e rëndë dhe e papranueshme dhe me pasoja të paparashikueshme ekonomike, luftën kundër pastrimit të parave, nëse kompania është e regjistruar në parajsat fiskale. Shqipëria nën trysnin e KE duhet të bëjë të ditur pronarët fundor të kompanive guackë. Shteti shqiptar kapitalizon 1.5 milion metër katror sipërfaqe trualli të portit të Durrësit. Do ishte pronë e koncesionarit sipas asaj marrëveshje. Pasuri e tillë nuk do jetë më pronë e shteti shqiptar.”

“Në rast konflikti kjo zgjidhet vetëm në gjykata ndërkombëtare. Duhet të bëhen të dhënat publike se cilat janë përfitimet. Me këtë rast PL, i ka kërkuar ministrisë së infrastrukturës dhe Ramës, që të japin përgjigje këtyre pyetjeve brenda afateve. A është dhënë status investitor strategjik? Në memorandum nuk është përmendur Emmar Group. A parashikohet që prona publike të lihet kolateral? Kush janë masat që porti të mos sekuestrohet nga bankat vendase? Investimi sposton portin tregtar dhe cilat janë masat e marra që do funksionoje? Cila është kosto e portit të ri tregtar dhe kohëzgjatja? Ku do jetë vendndodhja e doganës së Durrësit? Porti tregtar si do ndërrohet apo me borxh? Cili është qëndrimi i BE për këtë projekt? A cënohet konkurrenca e lirë? Duhet të marrin përgjigje këto pyetje.” tha Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI