Flash

Pas sulmit të Salman Rushdie, kërcënohet autorja e “Harry Potter”

Lapsi.al 15 August 2022
Pas sulmit të Salman Rushdie, kërcënohet autorja e  “Harry

Autorja e Harry Potter, J.K.Rowling është kërcënuar me vdekje pas reagimit të saj ndaj sulmit të autorit Salman Rushdie

Rowling shkoi në Twitter për të dërguar mbështetje dhe lutje për Rushdie pasi autori i Midnight's Children u godit me thikë gjatë një ngjarjeje letrare në perëndim të Nju Jorkut të premten.

"Lajm i tmerrshëm", shkroi shkrimtarja, "Jam shumë e zemëruar. Uroj të bëhet mirë."

Në përgjigje të postimit të saj në Twitter, një përdorues shkroi: "Mos u shqetëso. E ke ti rradhën.

Pas komentit, Rowling e raportoi atë në Twitter. Ajo gjithashtu përditësoi fansat e saj, "Të gjithëve që dërgojnë mesazhe mbështetëse: Faleminderit. Policia është përfshirë ).

Sulmuesi që sulmoi Rushdien është akuzuar për tentativë vrasje dhe sulm në shkallë të dytëdhe policia është duke hetuar motivin e sulmit.

Libri i Salman Rushdie, Vargjet Satanike, ka qenë një nga librat e tij më të diskutueshëm dhe gjithashtu është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë muslimanë e kanë konsideruar atë si blasfemi./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Të tjera akuza ndaj R.Kelly

Katërmbëdhjetë vjet pasi një juri shpalli të pafajshëm R. Kelly-n pas akuzave për pornografi me fëmijë , prokurorët kanë vendosur të rihapin sërish cështjen. ...

15:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI