Flash

Parashikimi i motit: Rriten lehtë temperaturat

Lapsi.al 15 August 2022
Parashikimi i motit: Rriten lehtë temperaturat

Territori shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit parashikohet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku ultësira perëndimore do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme por nuk do të sjellin reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI