Flash

Lihet në burg Qani Muça, plagosi me armë punonjësin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë

Lapsi.al 15 August 2022
Lihet në burg Qani Muça, plagosi me armë punonjësin e

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Qani Muçën, 55-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli. Ai u përballë edhe me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Afro 30 minuta pasi i është prishur banesa në zonën e “Ali Demi”, Muça i është drejtuar me fjalë fyese Gavellit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën që mbante në brez dhe e ka qëlluar në bark. Madje gjatë arrestimit ai u ka thënë punonjësve të policisë së 'këta (punonjësit e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë'.

Para trupit gjykues, Muça ka akuzuar punonjësit e IMT-së duke pretenduar se ata i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shembur tashmë. Muça ka thënë se nuk ka pasur qëllim të plagoste punonjësin, por e gjitha erdhi si pasojë e nevrikosjes nga sherri. Sakaq, gruaja e Qani Muçës ka deklaruar se nuk e dinte që burri kishte armë.

“Nuk kisha dijeni që burri mbante armë”, ka thënë ajo

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI