Flash

19% e punonjësve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë

Lapsi.al 15 August 2022
19% e punonjësve në Shqipëri paguhen nën kufirin e

Në Shqipëri gati gjysma e të punësuarve punojnë pa pagë në biznesin e familjes, por një kategori e madhe e të punësuarve morën paga mujore nën kufijtë e varfërisë më 2021. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në publikimin për pagat në nivelin e varfërisë verifikoi se, gati 17 për qind e të punësuarve në Shqipëri me pagë paguhen në intervalin 3.2-5.5 USD në ditë.

Shqipëria u rendit në vendin e 62 në mesin e 117 vendeve të botën për nivelin e varfërisë në punë. Gjithashtu vendi ynë numëron rreth 2 për qind të punësuarve që marrin nga 1.9-deri në 3.2 dollarë në ditë. Të dhënat e institucionit ndërkombëtar që merret me treguesit e punësimit tregojnë se, në vitin 2021, gjithsej 19 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se 5.5 USD në ditë ose rreth 130 dollarë në muaj.

Zakonisht kategoritë e punonjësve në varfëri punojnë në sektorët e bujqësisë dhe shërbime. Puna e tyre është e përqendruar në sezone dhe me paga shumë të ulëta. Megjithëse kjo kategori punonjësish numërohet si e punësuar, të ardhurat e tyre nga puna janë nën kufirin e varfërisë relative 5.5 USD në ditë.

Teksa varfëria në botën e zhvilluar shpesh shoqërohet me papunësinë, varfëria ekstreme që ekziston në pjesën më të madhe të botës në zhvillim është kryesisht një problem i personave të punësuar në këto shoqëri. Për këta punëtorë të varfër, problemi është zakonisht ai i cilësisë së punësimit, shpjegon ILO.

Prandaj, ulja e varfërisë në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm kërkon rritjen e mundësive të punësimit dhe të të ardhurave të të varfërve që punojnë, atyre njerëzve që janë të punësuar, por nuk janë në gjendje të ngrenë veten dhe familjet e tyre mbi pragun e varfërisë.

Për shkak të strukturës së ekonomisë, puna në vendin tonë ka vlerë të ulët. Sipas statistikave kombëtare gati gjysma e punonjësve në vendin tone paguhet në nivelin e pagës minimale. Kjo ndodh pasi rreth 40 për qind e të punësuarve janë në sektorin bujqësor që kanë fitime shumë të ulëta nga puna.

Pagat në Shqipëri janë rritur me ritme të ulëta gjatë dekadës së kaluar, ndërkohë që karakterizohen nga një informalitet i lartë. Përveçse mijëra persona punojnë në informalitet total, deklarimi i pjesshëm i pagës për efekt tatimi është një fenomen i përhapur në vendin tonë./Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI