Flash

VIDEO/ Pse plasi sherri mes Conte dhe Tuchel në derbin e Londrës

Lapsi.al 14 August 2022
VIDEO/ Pse plasi sherri mes Conte dhe Tuchel në derbin e Londrës

Në Premierligë Tottenham barazoi 2-2 në derbin e Londrës me Chelsea në një ndeshje mjaft të luftuar dhe ku nuk mungoi tensioni.

Të parët shënuan blutë me Kulibay në minutën e 19-të. Goli i barazimit erdhi në minutën e 68-të, por pretendimi për një faull ka bërë që të përplasen me njëri tjetrin edhe trajnerët Conte dhe Tuchel të cilët gati sa nuk janë ndeshur fizikisht.

Kanë ndërhyrë stafet që i kanë ndarë ndërsa të dy u ndëshkuan me karton të verdhë.

Shumë nga mediat britanike shkruajnë se ka qenë festimi i Contes që ka acaruar Tuchel. Një tjetër variant ka treguar gazetari i Sky Sport, Geoff Shreeves.

“Çfarë e shkaktoi sherrin? Nuk jam plotësisht i sigurt, por mund t’ju them se festimi i Antonio Conte nuk dukej se ishte shkaku i zemërimit të Thomas Tuchel.

Sapo u shënua goli i barazimit 1-1 ai shkoi menjëherë te gjyqtari i katërt, qartësisht i pakënaqur për diçka” – tha ai.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/08/N0JM7-1-1-1.mp4"][/video]

James kaloi sërish Chelsea në avantazh në minutën e 77-të ndrësa skuadra e Conte nuk u dorëzua duke vendosur sërish barazimin me Kane në minutën e 96-të.

Gjakrat mes Conte dhe Tuchel janë ndezur sërish dhe këtë herë të dy trajnerët janë ndëshkuar me të kuqe. ©LAPSI.al

[video width="320" height="180" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/08/qLrnQ-1-1-1-2-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Aksident në Divjakë, plagoset i riu

Mbrëmjen e djeshme një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues përbri saj. Kanë qenë orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur mj...

13:45

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI