Flash

VIDEO/ Panik në avionin Qipro – Mançester, gruaja zhvishet dhe ulërin “Allahu Akbarr”

Lapsi.al 14 August 2022
VIDEO/ Panik në avionin Qipro – Mançester, gruaja zhvishet dhe

Mediat britanike kanë publikuar pamje të momentit tronditës kur një grua u zhvesh lakuriq në mes të një avioni Jet2 të linjës Qipro – Mancester dhe nisi të bërtiste "Allahu Akbar". Ngjarja ndodhi pak pasi avioni ishte nisur në fluturim. Ai që ka ndalur gruan ishte një pasagjer 35 vjec i identifkuar si Phillip O'Brien.

Përpara se të nistë aktin e saj gruaja u kishte thënë një grupi të rinjsh nëse ishin gati të vdisnin. Më pas hoqi rrobat duke qëndruar me sutjena dhe me kapele dhe nisi të bërtiste se kishte eksplozivë në bord.

35-vjecari, baba i 3 fëmijëve i tha “The Sunday Mirror”: "Siç mund ta imagjinoni, të gjithë mbetën të shokuar. Unë fola me stafin dhe u thashë: "Pse nuk e shtrini përtokë? Pasi më thanë nga ekuipazhi i kabinës se ata nuk mund të bënin asgjë u përballa me gruan”.

“Babai hero” e ndaloi gruan dhe piloti e devijoi avionin për në Paris. Gjatë kohës gruaja pretendonte se familja e saj ishin terroristë të ISIS.

Pamjet të shpërndara në aplikacionin TikTok tregojnë kaos në kabinë ndërsa gruaja merret nga policët rreth orës 5 të mëngjesit të së martës. Kompania “Jet2” tha se fluturimi nga duhej të kryente një ulje emergjente në mënyrë që "një pasagjer shqetësues të mund të largohej". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Divjakë, plagoset i riu

Mbrëmjen e djeshme një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues përbri saj. Kanë qenë orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur mj...

13:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI