Flash

U akuzua për përdhunimin e 17-vjeçares në plazhin grek, 25-vjeçari shqiptar tenton të korruptojë policinë

Lapsi.al 14 August 2022
U akuzua për përdhunimin e 17-vjeçares në plazhin grek,

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Kos, Greqi, pas denoncimit të bërë nga një e mitur 17-vjeçare.

Turistja gjermane u ankua se pasi takoi sulmuesin e dyshuar në ishull në orët e para të mëngjesit, ata shkuan në plazh dhe kryen marrëdhënie.

Por, sipas dëshmisë së 17-vjeçares, kjo e fundit i ka kërkuar të ndërpresin marrëdhënien e tyre, ndërsa 25-vjeçari e ka detyruar të vazhdojnë kundër dëshirës së saj.

Tashmë adoleshentja gjermane po i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor, shkruajnë mediet greke. 

Pas denoncimit, i riu shqiptar u arrestua nga policia, por  mohoi të kishte përdhunuar vajzën e mitur dhe pretendoi se ajo që ka ndodhur mes tyre ka ndodhur me pëlqimin e saj.

Mirëpo, 25-vjeçari nuk është mjaftuar me pretendimet e tij, por i ka ofruar “dhurata” oficerit të Policisë së Sigurimit, i cili i ka kërkuar falje para hetimit, për ta mbyllur çështjen pa akuzë.

Polici  nuk iu dorëzua tundimit, dhe tashmë ndaj tij rëndon dhe akuza e tentativës për ryshfet ndaj punonjësit të policisë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI