Flash

Trafiku i kokainës, arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali

Lapsi.al 13 August 2022
Trafiku i kokainës, arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali

Në Vicenza të Italisë është zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë kundër trafikut të drogës. Hetimet e kryera bënë të mundur arrestimin e Anton Likmetës, shtetas shqiptar 35-vjeçar, me precedent të mëparshëm.

Nëpërmjet mbështetjes logjistike dhe ndihmës së partneres të tij rumune, Likmeta prej disa kohësh menaxhonte një trafik të lulëzuar kokaine që preku të gjithë Triveneton me një xhiro që llogaritet se ishte rreth qindra mijëra euro.

Gjatë hetimeve u arrit të konstatohej edhe rruga e ndjekur nga shumat e mëdha të parave, rezultat i aktivitetit të tregtimit. Këto i barti fillimisht partnerja e tij rumune. Më pas, nëpërmjet njerëzve të besuar që përdornin llogari rrjedhëse të hapura në institucionet bankare rumune, për të penguar konkretisht identifikimin e origjinës së paligjshme të parave, kapitali u kthye në territorin kombëtar (Itali).

Vetëm pas kësaj manovre të artikuluar, Likmeta, tashmë pronar i një sipërmarrjeje individuale për tregtimin e makinave luksoze (Porsche, Maserati…), rifuti në përdorim shuma të konsiderueshme parash “të pastra” në Itali, për të financuar aktivitetet e tij sipërmarrëse.

Në fazën e tij operacionale, aktiviteti i paligjshëm i tregtimit të kokainës dhe pastrimit të të ardhurave të paligjshme u ndalua për herë të fundit në prill të vitit 2022, kur Karabinierët e Njësisë Hetimore gjetën dhe ndaluan çiftin në bordin e një makine luksoze.

Operacionet e kërkimit të Likmetës, të shtrira edhe në shtëpinë e tij, bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e rreth 670 gramë kokainë, 15 gramë hashash dhe 43 200 euro cash. Më pas ai u arrestua për krim flagrant.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI