Flash

Sulmi ndaj shkrimtarit, Selman Ruzhdie rrezikon të humbasë njërin sy

Lapsi.al 13 August 2022
Sulmi ndaj shkrimtarit, Selman Ruzhdie rrezikon të humbasë njërin

Policia e Nju Jorkut ka identifikuar autorin e sulmit ndaj shkrimtarit të njohur Salman Rushdie. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Hadi Mattar, banues në Neë Jersey, i cili u arrestua menjëherë pas krimit, sipas mediave të huaja.

Sipas raportit të policisë, sulmuesi qëlloi shkrimtarin ndërsa Rushdie po përgatitej të mbante një fjalim gjatë një seminari të Fondacionit Chotokwa, ndërsa goditi disa herë në qafë dhe bark shkrimtarin 75-vjeçar, i cili u rrëzua në tokë.

Sulmuesi u kap nga të pranishmit në sallë, ndërsa më pas policia e arrestoi. Ende nuk dihet motivi i sulmit, ndërsa policia e Nju Jorkut tha se nuk ka pasur të dhëna për kërcënime të mundshme para ngjarjes.

Salman Rushdie u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua një operacioni prej disa orësh. Aktualisht ai mbetet i intubuar dhe rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI