Flash

Masakra me 11 të vrarë, Mali i Zi shpall 3 ditë zie kombëtare

Lapsi.al 13 August 2022
Masakra me 11 të vrarë, Mali i Zi shpall 3 ditë zie

Vuk Boriloviq nga Cetinja dje ka vrarë 11 bashkëqytetarë dhe ka plagosur gjashtë në qendër të Prijestonicës. Autoritetet thonë se ende po përcaktojnë pse 34-vjeçari vendosi të kryejë atë “akt të urryer” dhe bën thirrje për solidaritet me familjet e viktimave.

Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për tragjedinë e ndodhur.

Në përputhje me Vendimin e Qeverisë, ditët e zisë janë të shtunën, të dielën dhe të hënën, përkatësisht datat 13, 14 dhe 15 gusht 2022.

Me rastin e zisë treditore, Qeveria njoftoi se flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe publike. Në përputhje me vendimin, në ditën e zisë nuk do të mbahen programe kulturore dhe argëtuese në vende publike dhe nuk do të transmetohet muzika në objektet hotelierike. Mediat elektronike dhe mediat e tjera janë të detyruara që përmbajtjen e tyre programore t’i përshtatin përkujtimit të ditës së zisë.

“Me rastin e një ngjarje tragjike të paregjistruar, e cila ka rezultuar me humbjen e jetës së qytetarëve malazezë, Qeveria ka marrë vendim për shpalljen e tri ditëve zie në territorin e gjithë shtetit të Malit të Zi”, thuhet në vendim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI