Flash

Ende mister fati i Ervis Martinajt, përgjime dhe kontrolle të njerëzve që kishin lidhje me të

Lapsi.al 13 August 2022
Ende mister fati i Ervis Martinajt, përgjime dhe kontrolle të

Misteri i humbjes së kontakteve të Ervis Martinajt me familjen e tij vazhdon. Grupi hetimor po heton pistën e rrëmbimit të personit për 40-vjeçarin Martinaj. Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se Prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinajn, ndërsa kontrolle po ushtrohen në të gjitha vendet ku mendohet se ishin baza të tij.

Edhe pse baza kryesore është zona e Fushë Kuqes, hetuesit kanë kthyer sytë drejt Vlorës, qytet ku mendohet se Martinaj kishte lidhje dhe njohje të forta, por nuk përmendin emra. Pistat e hetimit janë të hapura, nga njëra anë ka dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar nga vetë Martinaj për t’u shpëtuar kundërshtarëve dhe Policisë, pasi është në kërkim ndërkombëtar që prej majit në kuadër të operacionit "Plumbi i artë"./ News 24

Të këshilluara

Aksident në Divjakë, plagoset i riu

Mbrëmjen e djeshme një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues përbri saj. Kanë qenë orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur mj...

13:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI