Flash

Trump nuk kundërshton publikimin e urdhrit për bastisjet në shtëpinë e tij

Lapsi.al 12 August 2022
Trump nuk kundërshton publikimin e urdhrit për bastisjet në

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që të publikohet “menjëherë” urdhri i FBI-së për bastisjet në shtëpinë e tij në Florida. Kjo thirrje e Trumpit erdhi disa orë pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë i kërkoi një gjykate që të bëjë publike urdhrin, teksa prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se kjo kërkesë bëhet për shkak të “interesit publik për këtë çështje”. Në një mesazh të postuar në platformën e tij sociale, Truth Social, Trump shkroi:

“Unë jo vetëm që nuk e kundërshtoj publikimin e dokumenteve… Unë do të bëj edhe një hap më tej duke i inkurajuar që të publikojnë menjëherë këto dokumente”.

Ai sërish tha se bastisjet e Byrosë Federale të Hetimeve në pronën e tij në Mar-a Lago ishin “të pajustifikueshme dhe të panevojshme”.

“Publikoni dokumentet menjëherë”, shkroi ai.

Gjatë 11 gushtit, Departamenti i Drejtësisë tha se ka bërë kërkesë për publikimin e dokumenteve, që zakonisht mbesin konfidenciale kur një hetim është në zhvillim e sipër. Por, departamenti tha se publiku duhet të dijë pse FBI-ja bastisi shtëpinë e ish-presidentit të hënën, më 8 gusht.

“Interesi i publikut është i madh për të kuptuar atë që ndodhi”, thuhej në mocionin e paraqitur në gjykatën federale në Florida.

Tani i mbetet gjyqtarit të vendosë nëse do të publikojë urdhrin e bastisjeve. Por, nëse publikohen dokumentet mund të nxjerrin informacione lidhur me dyshimet që FBI ka për trajtimin e dokumenteve të ndjeshme qeveritare nga ana e Trump, teksa ai po përgatitet që të garojë sërish për postin e presidentit. Ende nuk dihet se sa shumë informacione mund të ketë në dokumente nëse ato bëhen publike. Bastisjet e të hënës ishin bastisjet e para në historinë amerikane në shtëpinë e ndonjë ish-presidenti, si pjesë e një hetimi penal. Trump dhe republikanë të tjerë kanë kritikuar këtë vendim të FBI-së dhe kanë thënë se është i motivuar politikisht.

Por, duke folur në një konferencë për media më 11 gusht, prokurori i Përgjithshëm, Merrick Graland, mbrojti agjentët e FBI-ë dhe zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë.

“Nuk do të rri i heshtur kur integriteti i tyre sulmohet padrejtësisht”, tha ai për gazetarët.

Ai pranoi se personalisht ka miratuar urdhrin për bastisjet dhe se marrja e këtij vendimi nuk ka qenë e lehtë. Më herët, avokatja e Trimpit, Lindsey Halligan, ka thënë se Trump dhe ekipi i tij ligjor po e shqyrtonin mundësinë për të publikuar urdhrin e bastisjeve para se gjykatësi të marrë ndonjë vendim. Ata po ashtu po e shqyrtojnë mundësinë e publikimit të fotografive dhe videove nga bastisjet, tha ajo. Agjentët e FBI-së në Mar-a Lago kanë kërkuar që kamerat e sigurisë të fiken, por ekipi i Trumpit ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, ka raportuar CBS News.

Trump deklaroi të enjten se nuk ka pasur nevojë për bastisje pasi tha se avokatët e tij po bashkëpunonin plotësisht dhe se “Qeveria mund të marr çfarëdo që të dëshirojë, nëse ne e kemi në pronësi atë”./REL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI