Pas një viti hetimesh prokuroria e Beratit ka arritur që të provojë se Belul Kokollari nga Kosova ka përdhunuar nipin e tij 7-vjeçar. Çështja tanimë është çuar për gjykim në Gjykatën e Beratit, ndërsa provat kanë nxjerrë në dritë detajet e rënda të përdhunimit të të miturit. Prokuria e Beratit ka mbyllur hetimet për 46-vjeçarin Belul Kokollari, lindur në Prizren,që akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç,me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Kosovë, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.
Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit,e ka përcjellë çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.