Publikimi i dokumentit që mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe që përjashton nga taksat investitorin e “Durrës Yachts & Marina” u shoqërua me akuza për mungesën e transparencës mbi projektin më të bujshëm të viteve të fundit në qytetin bregdetar.
Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi përjashtimin e investitorit nga pagesa e taksës së infrastrukturës dhe ajo e strehimit social. Taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet në 4 për qind (të vlerës së shitjes së një m2), ndërkohë që fondi që kalon për strehimin social është 3 për qind e sipërfaqes së ndërtimit.
[caption id="attachment_774900" align="alignnone" width="1241"]
Pjese nga dokumenti i Komitetit te Investimeve Strategjike[/caption]
“Shoqëria e përbashkët për realizimin e projektit “Marina dhe Jahtet e Durrësit” të përjashtohet nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social, në kushtet që vlera e detyrimit të përjashtuar është pjesë e kontributit të shtetit shqiptar në investim, sipas marrëveshjes së përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi” thuhet në dokument.
https://lapsi.al/2022/08/12/pazari-i-portit-te-durresit-qe-qeveria-nuk-na-e-tregon/
Projektligji që përmban marrëveshjen, pritet të kalojë me emergjencë në parlament dhe vendimi sugjeron “të miratohet me procedurë të përshpejtuar”.
Veç kësaj në vendim thuhet se “dhënia e lejeve, licencave dhe akteve të tjera administrative” të mos vonojë më shumë se 150 ditë.
Shteti shqiptar përfaqësohet nga “Albanian Seaports Development Company” SHA dhe mban 33% të aksioneve, ndërkohë që investitori privat do të mbajë 67%.
Sipërfaqja e truallit parashikohet të jetë 812 mijë e 600 m2 në Portin e Durrësit dhe në marinën e portit.
Buxheti i investimit parashikohet të jetë €2,081,347,054 (dy miliardë e tetëdhjetë e një milion e treqind e dyzetë e shtatë mijë e pesëdhjetë e katër Euro).
Dyshimet për leverdinë e projektit
Në një takim me biznesin gjatë pasdites, kreu i Partisë Demokratike përmendi për të disatën herë se pas projektit janë vëllezërit nga Beogradi, Karriç.
“Një aferë 10 herë më e madhe është ajo e Portit të Durrësit Kush është shqiponja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut? Një kompani e sanksionuar nga Bashkimi Europian, e lidhur me Karriçët e Beogradit. Minimum shkon 5 miliard euro, trualli 1 milion metër katror dhe ndërtimet mbi të. Dubai, parajsa e Edi Ramës. Nuk ka të ndalur në vjedhjen e fondeve” tha Berisha.
Më herët gjatë ditës, kreu i LSI-së, Ilir Meta kërkoi transparencë për vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike duke dalë kundër faljes së taksave.
“Nuk ka asnjë informacion apo transparencë se cilat janë masat e parashikuara për këto rrisqe të cilat do të parandalonin dështimin e një sipërmarrjeje prej miliarda eurosh që do të sihte në dëm të shtetit dhe qytetarët. Dhe në 27 Tetor sipas akteve të qeverisë na shfaqet si investitore edhe nshmi një kompani tjetër me bazë në dubai e themeluar në vitin 2015 që i përket Brittsih Virgin Islands, offshore. E qartë që kjo është një aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare. Kundër interesave strategjike, edhe në drejtim të sigurisë kombëtare”, tha Meta.
https://lapsi.al/2022/08/10/firmoset-memorandumi-rama-i-jep-alabbar-portin-e-durresit/
Ndërsa e komentoi vendimin nga studio e MCN, gazetari Klodian Tomorri, vuri në dukje se projekti ka disa pika të paqarta. “Nuk e dimë sa hotele do ketë aty dhe çfarë kapacitetesh, se mundet që gjithë projekti të përfundojë me ndërtimin e disa pallateve dhe përfitimi është zero. Është një dëm shumë i madh që i bëhet ekonomisë shqiptare, falen taksat me qindra milionë euro, me qëllim që një privat të nxjerrë fitime personale në tokë të falur shtetërore” tha Tomorri.
“Nëse një kompani private arrin të marrë nga një qeveri 860 mijë metër katrorë tokë falas, përveç kësaj merr dhe favoret fiskale nga përjashtimi nga kjo taksë. Mjafton që me këtë letër në dorë, kompania të shkojë nëpër banka dhe e ka shumë kollaj të sigurojë investim. Problemi nuk është ku do i gjejë paratë, por çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë nga kjo marrëveshje dhe nuk ka asnjë siguri që qytetarët përfitojnë ndonjë gjë, por shteti po humbet dhe po fal asete publike” u shpreh Tomorri.
Pikëpyetjet janë të shumta se çfarë humb dhe çfarë fiton Durrësi nga investimi që zhvendos portin për hir të ndërtimit të pallateve dhe hoteleve në këtë zonë. Në media janë transmetuar një seri videosh 3D që tregojnë një projekt të ngjashëm me pamjet e Dubait në Durrës, por ende nuk është bërë publik një studim fiziblititeti./Lapsi.al
https://www.youtube.com/watch?v=8x8nK93Tbm8&ab_channel=TopAlbania