Flash

Kreu i NATO-s takime “tet- a-tet” në Bruksel me Kurtin e Vuçiçin

Lapsi.al 12 August 2022
Kreu i NATO-s takime “tet- a-tet” në Bruksel me Kurtin e

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 17 gusht do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel.

Siç njoftoi sot shërbimi për shtyp i NATO-s, pas bisedimeve të ndara, janë paralajmëruar konferenca për shtyp për Stoltenberg dhe Vuçiç në ora 15:30 dhe Stoltenberg dhe Kurti në orën 17:00.

Vuçiç dhe Kurti takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s një ditë para raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), i cili ishte paralajmëruar për 18 gusht.

Presidenti serb tha dje se do të bisedojë me Stoltenberg më 17 gusht për rolin që NATO dhe KFOR-i luajnë në Kosovë.

“Këto do të jenë diskutime të mëtejshme për vendosjen e bashkëpunimit të mirë, komunikimit të mirë, i cili është shumë i rëndësishëm në momentet e krizës. Shpresoj se do të kemi një bisedë të mirë. Ne tashmë kemi pasur një bisedë telefonike dhe jemi marrë vesh që të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha problemet në Kosovë, veçanërisht në veri, në Bruksel”, tha ai.

Duke folur për dialogun me Kurtin, një ditë më vonë, Vuçiç tha se është shumë skeptik se mund të arrihet një rezultat.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot se dialogu në Bruksel nuk duhet të jetë dialog për hir të dialogut, por dialog për një marrëveshje ligjërishtdetyruese, për normalizim të plotë me njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës.

“Por duhet ta kuptoni se varet nga pala tjetër nëse do të ketë marrëveshje dhe për mua, vullneti dhe interesi janë të padiskutueshëm dhe të palëkundur”, tha Kurti në Prishtinë pas festimit të Ditës së Rinisë.

Të këshilluara

Mali i Zi dëbon një tjetër diplomat rus

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar ditën e sotme se një diplomat rus është shpallur non grata. “Një notë zyrtare për këtë vendim, i cili përcakton...

19:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI