Flash

Aksi Qukës-Qafë Pllocë/ Berisha: Mekanizëm vjedhjeje, nga 73 milionë euro shkoi 225 milionë

Lapsi.al 12 August 2022
Aksi Qukës-Qafë Pllocë/ Berisha: Mekanizëm vjedhjeje, nga 73

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth aksit rrugor Qukës-Qafë Pllocë, i cili sipas tij ka kaluar ­çdo afat kohor. Berisha ka hedhur akuza se është krijuar një skemë për të vjedhur taksat e qytetarëve. Kryedemokrati u shpreh se ndërtimi i këtij aksi ka kaluar çdo pritshmëri pasi ky është mekanizmi i qeverisë, i krijuar me qëllim për të vjedhur paratë e taksapaguesve. Me ardhjen në pushtet të Ramës, sqaron kreu i PD-së, çmimi është trefishuar.

"Ndërtimi i rrugës Qukës- Qafë Plloçë ka tejkaluar çdo afat kohor të ndërtimit të rrugëve në historinë e vendit. 43 km rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh.  Rruga që duhet të përfundonte në 2014 vazhdon edhe në 2022 dhe shanse nuk ka të përfundojë as këtë vit. Nga 73 milion euro që ishte fondi me të cilin u prokurua, deri sot, janë shpenzuar për ndërtimin e saj 225 milion euro. Një rrugë që kalon në një territor jo të vështirë, të pjerrët por jo të vështirë, pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata, është trefishuar çmimi. Zhvillimi i fundit në këtë rrugë është ky. Në Trebinë lotët që ndërtoheshin në drejtim të njëri-tjetrit na dalin me një disnivel 17 metër.

Kjo ndodh vetëm me qëllim sepse nuk mund të ndodhë për faj të kompanive. Rruga nuk projektohet nga kompanitë që e ndërtojnë, por kompanitë e projektimit. Projekti shqyrtohet në çdo detaj. Ky është një disnivel i krijuar me qëllim që të plaçkiten taksapaguesit shqiptarë. 10 ditë më parë Edi Rama njoftoi se janë marrë 50 milion euro të tjera borxh për vazhdimin e kësaj rruge. Këto janë mekanizma për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë", tha Berisha.

Të këshilluara

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Jagodinë. Dy makina janë përplasur dhe njëra prej tyre është kthyer përmbys në rrugë. Fa...

10:57

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Me sytë katër

PAPARAZZI