Flash

“1 në 10 fëmijë në Britani janë shqiptarë, imagjinoni ç’ndodh pas 5 vitesh”, politikani anglez shkakton zemërim dhe debat

Lapsi.al 12 August 2022
“1 në 10 fëmijë në Britani janë shqiptarë,

Deklaratat e bëra nga ish-politikani i ekstremit të djathtë britanik, Nigel Farage për emigrantët e paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë shkaktuar zemërim në mediat sociale, veçanërisht në Twitter.

“Tani që një në dhjetë prindër të lindur të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, ua pret mendja se si do jetë ky raport në pesë vjet?”, shkroi ish-kryetari i UKIP.

Postimi i Farage citon organizatën në Mbretërinë e Bashkuar Migration Watch, e cila iu referua një artikulli të Daily Mail që thoshte se "Shqiptarët janë ndër prindërit më të shpeshtë për të lindurit nga jashtë në Britanisë së Madhe për herë të parë".

Farage viziton shpesh rajonin, veçanërisht në Serbi.

Në një video të publikuar tre ditë më parë, Farage tha gjithashtu se shqiptarët që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez për të hyrë në Angli nuk ishin "njerëz të varfër të dëshpëruar" siç media kryesore si BBC "po përpiqet t'i portretizojë ata". "Jo, ata janë djem të rinj dhe shumë prej tyre në fakt janë goxha agresivë," tha ai.

Farage, 58 vjeç, drejtoi partinë e krahut të djathtë UKIP dhe më vonë partinë Brexit deri në vitin 2021.

Shqetësimi për rritjen e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë në Britaninë e Madhe pas raportimeve se 4 në 10 emigrantë të paligjshëm që kalojnë La Manshin janë shqiptarë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI