Flash

Vakanca në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Arta Markut, Gent Ibrahimi në verifikim

Lapsi.al 11 August 2022
Vakanca në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Arta Markut, Gent Ibrahimi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë, 10 gusht.

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin nga kandidat e përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi lejimin e kandidimit dhe vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Znj. Arta Marku, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës më datë 13.01.2022" njoftoi KED.

Në mbledhjen e të mërkurës, KED vendosi gjithashtu ndalimin e kandidimit të Elida Takes për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022.

Në lidhje me kandidaturën e Z. Gent Ibrahimi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë procedurën e verifikimit për kushtet dhe kriteret ligjore të kandidatit, për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen zyrtare web të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidati për të cilin është vendosur ndalimi, ka patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI