Flash

Sherr në Elbasan, një i plagosur me kaçavidë

Lapsi.al 11 August 2022
Sherr në Elbasan, një i plagosur me kaçavidë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Dy të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin dhe kanë përdorur edhe kaçavidat. Policia bën të ditur se ka mbetur i plagosur 23-vjeçari Amarildo Ademi.

Burimet bëjnë të ditur se, është vënë në pranga autori i dyshuar i plagosjes, 19-vjeçari Enver Buzhani.

Policia e Elbasanit/ Informacion paraprak

Në lagjen ‘Emin Matraxhiu ‘, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavidë shtetasin A. A., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI