Flash

Refuzoi kontrollin e dokumentacionit të gomones, gjobitet emigranti në Sarandë

Lapsi.al 11 August 2022
Refuzoi kontrollin e dokumentacionit të gomones, gjobitet emigranti në

Një 61-vjeçar në Sarandë është proceduar penalisht pasi nuk ju bind urdhrit të punonjësve të Policisë Kufitare për kontrollin e dokumentacionit të mjetit të tij lundrues. Gjithashtu ai u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe ju bllokua mjeti lundrues që posedonte, për 30 ditë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i të cilit nuk i është bindur urdhrit për kontroll dhe ka tentuar të largohet. Pas ndalimit të drejtuesit dhe shoqërimit të tij, bashkë me mjetin lundrues, në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, në bazë të ligjit nr.127 të vitit 2020, pronari i mjetit lundrues, shtetasi M. M., 61 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Florida, u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë" njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. M., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI