Flash

Pse e rrahën komshinjtë policin në Dibër, zbardhen detaje nga ngjarja

Lapsi.al 11 August 2022
Pse e rrahën komshinjtë policin në Dibër, zbardhen detaje

Zbardhen detaje të reja nga dhunimi i efektivit të policisë në Dibër.

Efektivi Mehdi Krosi ka qenë në shërbim me uniformë në lagjen "Kamen" të Dibrës, sipër prefekturës dhe bashkisë së qytetit. Burime të sigurta thonë se dy persona, shtetasit Defrim dhe Sakip Salkurti, i kanë dalë përpara dhe e kanë goditur me sende të forta duke e lëshuar përtokë. Polici është goditur ndërsa futej në banesën e tij.

Dy personat mësohet se kanë qenë komshinj me punonjësin e policisë. Nga burimet konfidenciale mësohet se ata kanë pasur konflikte të mëparshme por motivi mbetet i paqartë.

Banorët e zonës e ndihmuan efektivin të mbërrijë në urgjencën e spitalit të Peshkopisë.

Pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore ai është larguar.

Pas 20 minutash kolegët e tij kanë mbërritur në vendngjarje.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI