Flash

Policia jep njoftimin zyrtar për arrestimin e Sokol Bodes

Lapsi.al 11 August 2022
Policia jep njoftimin zyrtar për arrestimin e Sokol Bodes

Policia e Beratit thotë se strukturat e saj, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Uznova".

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen "Uznovë", u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit Sokol Bode, 43 vjeç, banues në Berat.

Për të Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale, "Kultivimi i bimëve narkotike", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Trafikimi i narkotikëve".

Sipas policisë Sokol Bode është transportuar në Tiranë, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për veprime të mëtejshme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Një person sulmon zyrat e FBI në SHBA

Një person i armatosur i veshur me jelek të blinduar u përpoq të hynte në një zonë kontrolli sigurie në një zyrë në terren të FBI-së në Ohio të SHBA. Mediat ame...

20:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI